Paqe Juventus-Milan

02/03/2012 13:00

Pas polemikave të shumta që pasuan ndeshjen Milan-Juventus të shtunën e kaluar, paqja është vendosur mes dy klubeve më të mëdha të futbollit italian.

Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, është shprehur: “Galliani kërkoi falje dhe mua personalisht më vjen mirë që gjithçka u zgjidh. Marrëdhëniet mes nesh dhe Milanit kanë qenë gjithmonë shumë të mira dhe kurrë nuk ka pasur luftë.”

Nga ana tjetër, edhe Adriano Galliani thekson se nuk ka asnjë problem me klubin bardhezi: “Nuk ka asnjë problem me Juventusin. E lëmë këtë histori dhe të shohim përpara tani edhe pse më pikon zemra kur kujtoj golin e Muntarit.

Përsa i përket dëmtimit të radhës të Patos, administratori i deleguar i kuqezinjve, u shpreh: “Nuk e di se çfarë po i ndodh Patos. Janë mjekët ata që duhet ta studiojnë këtë rast. Vërtetë që nuk di çfarë të them.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA