Lindje e parakohshme, probleme me shëndetin

02/03/2012 13:30

Bebet që lindin disa javë para kohe kanë më shumë probleme me shëndetin, përfshirë astmën, në krahasim me foshnjat e tjera.

Sipas një studimi britanik, sa më herët që të lindë një fëmijë aq më i keq do të jetë shëndeti i tij. Të dhënat janë marrë nga 14 mijë fëmijë në Mbretërinë e Bashkuar dhe janë publikuar në British Medical Journal.

Fëmijët që lindin më herët (në javën e 37 ose 38) shkojnë më shpesh në spital për probleme me frymëmarrjen kryesisht.

Ky studim tregon edhe se çfarë duhet të bëjnë femrat që presin një fëmijë në mënyrë që të parandalojnë lindjen e parakohshme: të mbajnë një peshë normale, të jenë aktive dhe të shmangin stresin, duhanin dhe infeksionet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA