Lazeri që të bën memec brenda sekondit

02/03/2012 16:50

Një pajisje e re mund t’i japë një zgjidhje njerëzimit përballë llafazanëve, pasi shkencëtarët japonezë kanë arritur të shpikin një lazer të veçantë, i cili është në gjendje të bëjë të heshtë një person, duke e goditur me valë në tru.

I drejtuar tek një njeri, lazeri është i saktë deri në 30 metra distancë. Ai nuk dëmton asnjë funksion të trurit, por i bën njerëzit të paaftë që të shqiptojnë tinguj.

”Arma” në fjalë punon duke kthyer mbrapsht valët zanore, në më pak se dy të dhjetat e sekondit. Në kaq kohë, një person mund të shqiptojë vetëm ndonjë murmurimë, përpara se të heshtë plotësisht.

Tektika u sofistikua pas disa studimeve që tregojnë se njeriu ka nevojë të dëgjojë atë që thotë për të mos humbur rrjedhën logjike të një bisede.

Lazeri, i cili jep efekt përsa kohë është i ndezur dhe i drejtuar nga dikush, nuk shkakton dhembje, por duke i kthyer personat në memecë përkohësisht, mund të shkaktojë një ndienjë të pakëndshme psikologjike, sidomos kur viktima nuk është lajmëruar.

Sipas drejtuesit të studimit, pajisje të tilla mund të bëhen të zakonshme në të ardhmen në biblioteka dhe ambiente të tjera ku rregullisht flitet, pavarësisht kufizimeve të vendosura për këtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA