Gjatë së premtes janë regjistruar bllokada në rrugët në pjesën veriore
të Kosovës, në shenjë të kundërshtimit të kalimit të automjeteve të
misionit EULEX.

Sipas Radios Europa e Lirë, që i referohet njoftimeve policore, në dy zona të vecanta, banorët lokalë e kanë bllokuar rrugën në Zupç të Zubin Potokut dhe në një fshat të komunës së Zveçanit.

Në Zupç, banorët e kanë detyruar personelin e EULEX-it të kthehet prapa në drejtim të Mitrovicës.

Policia thotë se bllokadën e kalimit të karvaneve të misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë, e kanë bërë grupe prej përkatësisht 30 dhe 70 vetësh. Bllokadat zgjatën mbi 60 minuta, por nuk janë raportuar incidente të rënda.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA