Kinë, “zhdukja” misterioze e pallatit

02/03/2012 00:00

Banorë të një province kineze janë trembur jo pak nga një incident misterioz pranë banesave të tyre, kur toka “gëlltiti” një kantier ndërtimi.

Zhtyja e beftë e kantierit me një sipërfaqe prej rreth 100 m/katrorë është shpjeguar nga ekspertët me rrëshqitjen e tokës, por zyrtarisht hetimet për shkaqet vazhdojnë.

Fatmirësisht “incidenti” ndodhi gjatë natës dhe asnjë person nuk ka mbetur i lënduar. Për të krijuar një ide me të qartë të asaj që ka ndodhur mjafton të themi se i gjithë kantieri është tashmë 7 metra më thellë në tokë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA