Braçe: Berisha shkatërroi “Partizanin”

02/03/2012 00:00

Ambjentet e klubit shumësportësh Partizani kanë qenë e akuzave të ndërsjellta mes opozitës dhe Ministrit të Sporteve Aldo Bumçi.

Deputeti socialist Erjon Braçe ka akuzuar drejtpërdrejt kryeministrin Berisha si iniciatori i shkatërrimit e klubit Partizani, një prej klubeve më të vjetër në historinë e sportit shqiptar.

Ministri i KRS, Aldo Bumçi:
Neni 31 flet për privatizimet dhe koncesionet në sport. Në vitin 2005, 3 javë pasi humbët zgjedhjet, zoti Anastas Angjeli vë në lëvizje procedurën për privatizimin e aseteve të klubit Partizani. Po kush po e privatizonte? Drejtuesi i klubit që s’kishte asnjë lidhje me ish-pronarët. Më 08.06.2006, Këshilli Rregullues i Bashkisë së Tiranës miraton ndryshimin e destinacionit nga zonë sportive në zonë urbane. Në dhjetor të vitit 2007, Edi Rama miraton lejen e sheshit të ndërtimit.

Erjon Braçe, deputet i PS: Zoti ministër, t’i gënjeve! Prej 21 prillit të 2005, Sali Berisha vetë, në cilësinë e kryeministrit e ka ndryshuar këtë ligj dy herë, të dyja herët me ndërhyrje të fortë vetëm tek një nen, neni 31. Po i referoheme dhe njëherë rastit konkret, klubi sportiv shumësportësh, Partizani të cilin qeveria e bëri projektin, ku Kuvend e ktheu në ligj. Grupi i parë prej 15 ish-pronarësh, përfaqësuar nga zoti Jamarbër Malltezi, grupi i dytë me 6 pronarë të gjithë të përfaqësuar me prokurë të posacme nga zoti Jamarbër Malltezi, grupi 3 i pronarëve, vetëm me dy pronarë, njëri është Jamarbër Malltezi i përfaqësuar po prap nga zoti Jamarbër Malltezi, grupi katërt me 3 veta, të përfaqësuar me prokurë të përgjithshme, përsëri Jamarbër Malltezi. U shit klubi shumësportësh sipas kësaj kontrate, me sipërfaqe 19.091 metër/katrorë, 5417 m nën objekt dhe 1195, 880 m vetëm pishina në Laprakë, çmimi i përgjithshëm i kësaj kontrate dhe i këtij privatizimi, vetëm 69.709.145 lek. Kaq sa është shitur ky klub kushtojnë vetëm gjashtë apartamente atje ku janë bërë pallatet. Me vendim numër katër të Këshillit të Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha kishte vendosur ndryshimin e destinacionit të kësaj zone, nga zonë sportive në zonë banimi. Njëri prej pronarëve duhet të dëshmojë se cfarë përfitoi. E kam fjalën për shtetasin Jamarbër Malltezi në rolin e pronarit dhe përfaqësuesve me prokurë të katër grupeve të pronarëve. Por ai që detyrohet një dëshmi të plotë është kryeministri i vendit. Duhet të na sqarojë pse na, dhe pse ju gënjeu?!

Aldo Bumçi: Nëse një nga këto 46 familje është i afërm i një zyrtari të lartë, cfarë do të thotë kjo? Që nuk duhet të zërë pronën? Askush nuk duhet të marrë pronën nëse është i afërm i një zyrtari të lartë? A e kemi zgjidhur ne cdo problem me pronën? Jo nuk e kemi zgjidhur. Ky shembull tregon më së miri se po të kishin vazhduar këta në qeverisje, kjo pronë do të ishte tjetërsuar. Ndryshimi në KRTRSH nuk ndodh zoti Braçe dhe ju e dini shumë mirë. Janë bashkitë që propozojnë, komunat dhe bashkitë. Pra ishte zoti Rama me bashkinë e tij në vitin 2006, që propozoi ndryshimin që nisi më pas.

Erjon Braçe: Ke dalë në evidencë si njeriu që mbrojti djalin e kryeministrit, mos e merr përsipër të mbrosh edhe dhëndrrin e kryeministrit. Në vendimin e Këshillit Teknik në pikën 36, gërma (j) kërkohet të ndryshojë destinacioni nga zonë sportive në zonë banimi. Mendimi i Këshillit Teknik të Bashkisë së Tiranës për kërkesat sipas gërmave, H, I, J, vazhdon pastaj K etj. Këshilli Teknik është i mendimit që këto ndryshime të jenë subjekt i planit të ri rregullues të Tiranës. Pra si ka propozuar kurrëkush Sali Berishës të marrë atë vendim dhe ky është trup!  

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta