Të dhënat, BE kundër Google

01/03/2012 00:00

Nga dita e sotme, Google ka future në përdorim politikën e saj për privatësinë në rrjet, pavarësisht paralajmërimeve nga Bashkimi Europian se mund të jetë në shkelje me ligjin e BE-së.

Ky ndryshim do të thotë se të dhënat e mbledhura nga njëri prej shërbimeve të Google mund të ndahet në platformat e tjera të kompanisë, si Youtube, Gmail apo Blogger. Si rezultat, sipas Google Inc. rregullat e reja bëjnë të mundur që rezultatet e kërkimeve të jenë më të sakta.

Google ka shkrirë 60 rregulloret e saj për platëformat individuale në një të vetme për të gjitha shërbimet.

Por rregullatorët e të dhënave në Francë kanë hedhur dyshimet për ligjshmërinë e kësaj lëvizje dhe kanë nisur një hetim mbarë-europian. Autoritetet e BE-së i kanë kërkuar Google të mos nxitojë në zbatimin e rregullores së re, deri sa situata të jetë më e qartë. Por Google refuzoi duke garantuar privatësinë e të dhënave të personave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA