Spoti racist i Reina-s

01/03/2012 00:00

Skandalet e racizmit në skuadrën e Liverpulit nuk kanë fund. Edhe këtë mesjavë, “The Reds” janë gjendur në një situatë të sikletshme, edhe pse nuk luajti në fushën e blertë.

Pas arkivimit të rastit Suarez këtë herë është vendosur në qendër të polemikave portieri spanjoll i klubit anglez, Pepe Reina. Një reklamë e tij për një kompani sigurimesh e shfaqur në televizionin spanjoll ka shkaktuar protesta në Britani.

Në spotin publicitar, Reina prezantohet me një fis me ngjyrë që jeton në xhungël. Në fabulën e videos ai zgjidhet si një partner për fisin afrikan, ndërsa reklama është cilësuar ofenduese për njerëzit me ngjyrë.

Drejtuesit e Liverpulit janë distancuar nga ky spot që është bërë pa dijeninë e tyre, por shfaqja e tij pak javë pas skandalit të racizmit të uruguajanit Suarez ka turbulluar sërish ujërat në mjediset e skuadrës angleze.

Top Channel