Sporti të bën më të zgjuar

01/03/2012 16:50

Aktiviteti fizik është i domosdoshëm për të mbajtur trupin në formën e duhur, por një studim i ri ka treguar se stërvitja e vazhdueshme ka potencialin për të bërë një individ më të zgjuar.

Palestra, vrapi apo sporti ndikojnë për të fuqizuar muskujt dhe për të reduktuar lodhjen. Në një mënyrë të ngjashme ndikon ky proces edhe mbi trurin e njeriut.

Një studim shkencor në Universitetin e Karolinës së Jugut tregoi se aktiviteti fizik ndikon për të formuar struktura të reja mitokondrike brenda qelizave që prodhojnë energjinë trupore.

Një pjesë e këtyre qelizave ndodhen në tru dhe ndikohen nga aktiviteti fizik për t’u bërë më aktive. “Ekzistojnë gjithmonë e më shumë prova se aktiviteti fizik ndihmon për ta mbajtur trurin të freskët dhe për ta bërë atë që të punojë më shpejt dhe në mënyrë më efikase”, deklaroi udhëheqësi i studimit, Mark Davis.

Ai shtoi se ndërtimi i një “rezervuari” të madh mitokondrish në tru është në gjendje të krijojë një mbrojtje natyrale ndaj sëmundjeve që shfaqen në moshën e tretë, si Alzheimer, Parkinson apo skleroza akute.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA