Në gjykatën e Prishtinës po zhvillohet seanca e radhës e proçesit
“Kleçka”, me avokatët e të pandehurve që kundërshtojnë dëshmitë e Agim
Zogajt, i njohur ndryshe si dëshmitari X.

Pala mbrojtëse ka treguar para trupit gjykues dokumenta që sipas saj vërtetojnë se i ndjeri Agim Zogaj, i cili u gjet i vdekur në Gjermani, ka pasur probleme me shëndetin mendor.

Mbi dëshmitë e tij ka ngritur dyshime edhe vetë bashkëshortja Ganimete Zogaj, e cila ka deklaruar se i shoqi para se të vdiste ishte bërë objekt i presioneve për të shkruar në ditarin e tij.

Mbrojtja e konsideron dëshminë e zonjës Zogaj si jetike në këtë proçes, pasi mund të zbardhë shumë gjëra, përfshirë këtu trajtimin e bashkëshortit para se ai të gjendej i vdekur.

Gjithashtu, avokatët e të pandehurve kanë paraqitur shkrime të dëshmitarit, në të cilat ai përmend emra të personave që kanë bërë presion ndaj tij.

Ndërkohë, edhe eksperti i kaligrafisë ka konstatuar se në faqet e ditarit të Agim Zogajt kanë shkruar të paktën katër persona, disa prej të cilëve në anglisht, gjuhë kjo që nuk njihej nga dëshmitari.

Seanca gjyqësore pritet të vazhdojë, me një ndër avokatët e deputetit Fatmir Limaj, Kharim Khan, i cili do të argumentojë papranueshmërinë e disa provave të parashikuara për t’u paraqitur të hënën.

Limaj, i njohur në kohën e luftës si “komandant Çeliku”, dhe 9 ish-luftëtarë të tij akuzohen për krime ndaj popullsisë joshqiptare gjatë viteve 98-99.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA