Republika afrikane e Ganës do të mbyllë së shpejti ambasadën e saj në
Beograd, pas dëbimit që qeveria serbe i bëri ambasadorit të këtij vendi
për shkak të njohjes së Kosovës.

Ministri i Jashtëm ganez, Alhaji Mohamed Mumuni ka deklaruar në Parlament se marrëdhëniet e përzemërta me Serbinë kanë marrë fund për shkak të njohjes së Kosovës.

Mediat afrikane, të cituara nga “REL”, shkruajnë se, autoritetet e zemëruara serbe kanë bërë përpjekje përmes ambasadorit në Beograd, Samuel Valis Akjan për të bindur republikën afrikane që të tërheqë njohjen.

Por duke qenë se kjo nuk ka ndodhur, Ganës nuk i ka mbetur gjë tjetër veçse të urdhërojë mbylljen e misionit diplomatik në kryeqytetin serb. Gana e ka njohur pavarësinë e Kosovës në janar të këtij viti.

Ambasada e Ganës në Beograd ka konfirmuar për mediat serbe se ambasadori i saj ka udhëtuar drejt atdheut, por jo informacionet për mbylljen e përfaqësisë diplomatike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA