
Elisabeta II dhe Princi Filip do të jenë personalitetet që do të hapin lojërat olimpike, Londër 2012 që nis më 27 korrik të këtij viti.
Në një njoftim për shtyp, Buckingham Palace tha se cifti mbretëror do të jetë gjithashtu edhe në ceremoninë e lojrave pasolimpike, që do të zhvillohet pas aktivitetit olimpik në Londër.
Në stadiumin olimpik në Stratford do të përsëritet një traditë e vjetër që bëhet prej më shumë se një shekulli, tradita që u beson krerëve të shtetit nderin për hapjen e lojërave olimpike.
Si një autoritet supreme, mbretëresha Elisabet ka inauguruar edhe lojërat e Commonëealth në vitin 1976 në Montreal. 40 vjet më parë kryeqendra e Mbretërisë së Bashkuar u bë selia e pesë rrathëve olimpikë për herë të parë, ndërsa tani rikthehet për herë të parë.
Ceremonia e hapjes do të drejtohet nga regjisori hollivudian Denny Boyl ndërsa skenari do të frymëzohet nga vepra “Stuhia” e Uilliam Shekspir.
Top Channel