Në një përpjekje për të ndryshuar klimën negative pas c’vlerësimit të Greqisë nga agjencia Standard &Poors kreu i Komisionit Europian Manuel Baroso dhe kryeministri grek Lukas Papadhimos që janë takuar në Bruksel, kanë theksuar në konferencën e tyre të përbashkët para mediave, se do të bëjnë cdo përpjekje të mundshme për t’i dhënë një vrull zhvillimit të ekonomisë greke me anë të reformave të programit të ri që ka filluar të zbatojë Athina.

“Ne duam që të shfrytëzojmë këtë moment për të ndihmuar që ekonomia greke të dalë nga recensioni.Unë besoj se ky është momenti i duhur për t’i dhënë hov punës sonë në zhvillimin e Greqisë”, tha Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso.

Barozo ka theksuar se Komisioni Europian kërkon të sigurohet se do të kryhet një menaxhim korrekt i parave të paketës së huasë që do të marrë Greqia, ndërsa ka kërkuar që të ketë programe zhvillimi dhe investime të cilat do të hapin vende pune. “Nuk do të jepnim 130 miliard euro nëse nuk do të besonim se ky program nuk do të funksiononte”, ka thënë Baroso.

Duke folur dhe në greqisht ai ka theksuar se Greqia mund të ndryshojë ,Greqia dhe Europa së bashku mund t’ja arrijnë qëllimit. Nga ana e tij Papadhimos ka premtuar se Athina do të zbatojë me sukses programin ekonomik, ndërsa ka refuzuar propozimin e kreut të Eurozonës Jean Clode Juncker për vendosjen e një komisioneri për Greqinë.

“Programi i ri ekonomik për Greqinë do të zbatohet nga qeveria greke dhe autoriteteve greke, ndersa mirëpresim mbështetjen e Komisionit Evropian, te vete komisionerëve dhe personelit te Komisionit dhe mendoj se kjo është e mjaftueshme”, tha Papadhimos.

Nga ana tjetër Greqia do të pranojë në muajt e ardhshëm dhjetëra specialistë nga vendet anëtare të BE që do të vezhgojnë nga afër dhe do të japin eksperienecën e tyre në ato sektore ku Athina ka dështuar në vitet e fundit, sic janë evazioni fiskal dhe finalizimi i privatizimeve dhe vlerësimit të pasurisë shtetërore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA