Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, ja kush janë më të votuarit për deputetë deri më tani Teksa në Prishtinë po vazhdon debati rreth përfaqësimit të Kosovës dhe marrëveshjeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në Mitrovicë nuk vërehet as edhe një ndryshim i vetëm.
Të gjitha rrugët që të çojnë në veri vazhdojnë të mbeten të bllokuara, qysh nga korriku i vitit të shkuar. Në terren nuk vërehet as edhe një lëvizje që mund të çojë në heqjen e tyre.
Ndërkohë lidhja ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve në Mitrovicë mbetet biznesi. Në pothuajse të gjitha dyqanet e shqiptarëve mund të hasësh në blerës serb. Për më tepër në lagjen e Boshnjakëve në pjesën veriore, banorët e lagjes treguan jashtë kamerave se vetëm në muajin e fundit 7shtëpi të shqiptareve janë shitur në këtë lagje.
Banorëve tashme iu kanë humbur shpresat për përmirësim të situatës, megjithatë ata thonë se të paktën situata e sigurisë është e qetë, ndërkohë banorët serbë hezitojnë të flasin.
I ashtuquajturi kryeshef i Qarkut të Mitrovicës, Radenko Nedelkoviq ka tërhequr vërejtjen se në Veri mund të ketë probleme serioze, pasi sipas tij, vullneti i popullit, i dalë nga referendumi duhet të respektohet e kjo do të thotë se popullata e veriut nuk dëshiron kurrfarë institucionesh të Kosovës në këtë pjesë të vendit.
Sipas tij për popullatën serbe në veri dhe përfaqësuesit e saj, është i papranueshëm fakti që në pikëkalimet mes Kosovës dhe Serbisë qendrore të ketë dogana. Probleme rreth kësaj çështje ka pasur edhe në ditët e shkuara ku serbët lokalë kanë penguar qarkullimin e makinave të Eulex-it. Për këtë arsye serbët e veriut mbajtën edhe një tubim simbolik këtë të enjte.
Top Channel