Ndikimi tejet i madh politik, incidentet jo të rralla, barrikadat në rrugë në Veri të Kosovës, janë disa nga arsyet që përkundër vullnetit të shqiptarëve dhe serbëve po bën të pamundur zhvillimin e një jet normale.

Një raport i nxjerr nga instituti KIPRED-it me titull “Qasjet Bazë për Pajtimin Ndër-Etnik në Pjesën Veriore të Kosovës”, tregon se biznesi mund të jetë ura kryesore lidhëse ndërmjet dy popujve.

“Kohët e fundit janë hapur disa hipermarkete dhe ato ndodhen në zonën e veriut, përkundër barrikadave dhe referendumeve, njerëzit i sheh me qese plastike ku shkruan, ‘Mitrovicë’ me “ë” në fund, shqip sepse është më lirë. Një problem tjetër që pengon iniciativat e shëndetëshme është politizimi i tepërt”, thotë Valdete Idrizi, autore e raportit. 
 
Një çështje tjetër që vlerësohet e rëndësishme është bashkëpunimi, bashkëjetesa dhe shkollimi ndërmjet të rinjve shqiptar dhe serb.
 
“Interesi kryesor nën 1 është biznesi i përbashkët siç është lagjja e boshnjakëve në veri. Në këtë mënyrë të gjitha gjërave iu hapet rrugë. Po kështu rol të rëndësishëm bëjnë OJQ-të të cilat janë të përbëra nga të gjithë etnicitetet dhe bashkëpunojnë për mrekulli. Një çështje tjetër më rëndësi do të ishte bashkëpunimi në muzikë apo ndonjë shkollë muzikore, apo organizimi i mësimit të gjuhëve të huaja, pse jo edhe organizimet ndërmjet rrjeteve të grave”, deklaron  bashkëautore e hulumtimit të KIPRED-it.

Hulumtimi nxjerr disa përgjigjeje të intervistuesve serb dhe shqiptar. Në njërin nga citatet  thuhet:  “A quhet shteti: Kosovë, Banane, Serbi, Taxhikistan kjo çështje nuk me intereson aspak. Dua të jetoj normalisht, me një jetë të mirë”. Shembulli më i mirë i bashkëjetesës dhe biznesit mbase tani për tani, mund të merret vetëm Lagjja e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës. Ndërkohë sa i përket qendrave të tjera në brendësi të Kosovës kjo çështje është e tejkaluar tashmë.
 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA