Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka përshëndetur vendimin e Këshillit të Ministrave të Bashkimin Europian për studimin e fizibiletit me Kosovën.

Kjo, sipas kryeministrit Thaçi, nënkupton bërjen e hapit konkret dhe unik të Bashkimit Europian në mbështetje të shtetit të Kosovës.

“Kosova do të trajtohet si të gjitha vendet tjera, e barabartë, dhe ky hap, ky standard bëhet vetëm për vendet e pavarura dhe sovrane dhe të njohura ndërkombëtarisht. Kjo do të bëjë shkurtimin e rrugës për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe do të vazhdohet me marrëdhëniet kontraktuale me BE-në”, deklaroi Thaçi.

Kryeministri tha se Kosova po kështu i ka të konfirmuara votat e mjaftueshme për anëtarësim në Bankën për Rindërtim dhe Zhvillim.

Ai theksoi se Kosova do të aplikojë si republikë në këtë institucion dhe se do të resepektohen proçedurat e rregullta deri në anëtarësimin e plotë.

Nisja e studimit të fizibilitetit u njoftua dy ditë më parë nga vetë shefja e Politikës së Jashtme të BE, Catherine Ashton, e cila e cilësoi “një sukses” dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Ashton gjatë fjalimit të saj saktësoi se përmes këtij proçesi do të studiohen kapacitetet e Kosovës për të parë nëse vendi ka apo jo aftësitë e duhura për të nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Evropian.

“Ka disa hapa të ndryshëm gjatë rrugës dhe ajo çfarë Komisioni popropozon quhet Studim Fizibiliteti, që është pjesa e parë fare, e cila sheh nëse ke potencialin për të pasur një Marrëveshje Stabilizim-Ascoiimi”, deklaroi Ashton.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA