Tepelenë, ndalohen 300 kg marijuanë

29/02/2012 10:00

Një aksion i policisë së shtetit mundësoi ndalimin e 300 kilogram marijuane mëngjesin e së mërkurës, por transportuesit e lëndës narkotike arritën t’i shpëtonin kapjes.

Sasia e drogës ishte duke u transportuar nga Lazarati për në kryeqytet nga një fuoristradë me targa gjermane, të cilës forcat e rendit i bënë pritë pas marrjes së informacioneve për transportin e lëndës.

Megjithatë, drejtuesi i mjetit nuk iu bind thirrjeve të policisë për të ndaluar dhe u largua me shpejtësi drejt Dhëmblanit.

Transportuesi hodhi qeset me drogë në vendin e quajtur “Përroi i Salarisë” dhe duke përfituar nga errësira, arriti të largohej. Në vend, policia arriti të gjente 150 pako të presuara me marijuanë dhe 10 thasë të tjerë me të njëjtën lëndë.

Ndonëse i shpëtuan arrestimit, drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri i tij janë identifikuar nga forcat e rendit. Burime policore bënë me dije se bëhet fjalë për një 29-vjeçar nga Fieri dhe një banor të Lazaratit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA