Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, ja kush janë më të votuarit për deputetë deri më tani Disa dhjetra nacionalistë serbë kanë protestuar të mërkurën në Beograd kundër anëtarësimit të vendit të tyre në Bashkimin Evropian.
Sipas mediave ballkanase, duke mbajtur parulla anti-evropiane dhe të shoqëruar nga anëtarë të Partisë Radikale Serbe, protestuesit kanë marshuar drejt zyrës së presidentit Tadiç.
Dragan Todoroviç, anëtar i kësaj partie, ka deklaruar se janë mbledhur firmat e rreth 200 mijë serbëve që kundërshtojnë anëtarësimin e vendit në BE, që sipas tij do të ishte një katastrofë.
Gjithësesi, protestuesit kur i janë afruar selisë së presidencës janë ndalur nga forcat e policisë, të cilat nuk kanë ushtruar dhunë, saktësojnë burimet.
Ditën e martë, ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian rekomanduan dhënien e statusit të kandidatit për Serbinë, me argumentin se i plotësoi kushtet duke nënshkruar marrëveshjen me Kosovën.
Vetë presidenti Tadiç, në reagimin e tij vlerësoi se marrja e statusit ishte një test për politikën e tij “Edhe Evropa, edhe Kosova”.
Ndërsa ish-kryeministri Vojisllav Koshtunica tha se Serbia pranoi se brenda territorit të saj ekziston edhe shteti i Kosovës “me yll” dhe se për këtë gjë Serbia u shpërblye.
Ndërsa liberaldemokrati Çedomir Jovanoviç vlerësoi se kjo ishte një arritje e madhe për Serbinë dhe se tani duhet të punohet për datën e fillimit të bisedimeve për integrimin.
Top Channel