Fëmijët e sotëm kanë axhenda. Mund t’ju duket e cuditshme si shprehje por në fakt po t’i pyesësh një pjesë e madhe e tyre janë të angazhuar ose ne kurse jashtëshkollore ose në kurse muzikore, kërcim, sport por edhe në televizion.

Fëmijët e sotëm me një fjalë nuk kanë kohë. Prindërit e tyre përpiqen t’i angazhojnë dhe regjistrojnë në sa më shumë kurse. Në një vend si ky i yni ku shumica jonë janë rritur me lojëra poshtë pallatit me orë të tëra shumë njerëz mund ta quajnë si teprim dhe gati obsesion këmbënguljen e prindërve për edukimin e fëmijëve të tyre me sa më shumë gjëra.

Ndërsa të tjerë e quajnë një pjesë të shoqërisë moderne. Sot pasdite në Top Channel solli një pasqyrim më të detajuar mbi këtë trend për Shqipërinë duke folur më nga afër me tre prindër në  situata të ndryshme në Pasdite në Top Channel

Bizneswomen Ania

Është vetëm 6 vjec e gjysmë, por nuk e teprojmë po të themi se që tani ka një CV.

Ania Skëndaj, është vajza çapkëne e 1001 Pse. Ka hapur 50-vjetorin e festivalit të fundvitit me aktorin Nik Xhelilaj, ka marrë cmime në festivale fëmijësh, është ngjitur në skenën e festivalit “Marie Kraja”, ka bërë kurs pikture, hip-hopi, baleti klasik dhe jo plastik sic e thotë ajo, ka marrë leksione kantoje dhe ka plane për vitin e ardhshëm.

“Kur të rritem pak më shumë do t’i bie kitarës dhe do ta përdor për rok”, thotë Ania.

Është mësuar me kamerat se ka marrë pjesë në intervista të ndryshme. Madje i pëlqen sepse ato e bëjnë të famshme.

“Të bëhem e famshme, më pëlqen se shkon nëpër emisione të ndryshme. Kjo është të bëhesh e famshme. Janë këta komshinjtë këtu që më thonë mua na kënaqe në televizor, më pëlqeu kënga shumë etj etj”, tregon Ania.

E ka të qartë të paktën tani për tani se cfarë do të bëhet në jetë.

“Bizneswomen…që je një biznese po je goc. Kjo është. Ma ka thënë mami dhe unë do bëhesha arkitekte dhe thoshin ato shoqet edhe unë do bëhem arkitekte…janë ca llastica atje dhe mami më tha që do bëhem bizneswomen”, tregon Ania e vogël.
 
Të gjithë ata që e njohin Anian, e dinë që pas gjithë këtij investimi, qendron mamaja e saj Elona. Ajo kujdeset për cdo detaj, e vetëdijshme se këto janë hapat e parë të së bijës, drejt të bërit dikush në jetë.

Joni futbollisti

Prej 6 vitesh, cdo ditë në orën 2 të drekës, Artan Mersinaj ndërpret punën. Merr të birin nga shtëpia dhe niset drejt fushave të blerta të futbollit. Është ndër të vetmit prindër që qendrojnë gjatë gjithë kohës së stërvitjes së djalit.

Dikur ishte protagonist vetë. Në moshën 35-vjecare u shkëput për t’iu përkushtuar gjithnjë biznesit, me ndjesinë se po ta kishte nxitur dikush në fëmijëri do kishte arritur më shumë në futboll.

Ish-futbollisti i Partizanit, do e vazhdojë ëndrrën e tij të fëmijërisë tek i biri Joni i cili është 12 vjec dhe që tani është përzgjedhur nga Kombëtarja.

“Mua më shtyu babai të nisja futbollin sepse dhe ai vetë ka luajtur futboll. Më pëlqen të luaj edhe basketboll, por futbolli më shtyu të vazhdoja”, thotë Joni.

Por jo vetëm i ati, të gjithë në familje janë të përfshirë në të ardhmen e Jonit si fubollist.

“Ne në shtëpinë tonë duam që Joni të bëhet si Tiago Silva pasi atë e adhuron. Kur kemi ndeshje që luan Milani, në shtëpinë tonë ka gjithmonë vetëm sport. Duhet të rrimë të gjithë, të mbajmë dhe qetësi sa të mbarojë futbolli”, tregon mamaja e Jonit.

Joni nga ana tjetër përpiqet të bëjë maksimumin.

“Babai vjen e më shoqëron cdo ditë sepse e kam pasion dhe dëshiron që unë të bëhem futbollist i mirë. Babai im kërkon aq sa mundem unë dhe unë përpiqem të japim maksimumin për vete dhe për babin”, shprehet Joni.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA