Kryeministri i Greqisë, Lucas Papadhimos, viziton Brukselin ditën e mërkurë, me synimin për të arritur aprovimin final për dorëzanisë së dytë madhore.

Vizita e tij vjen ndërsa Athina zyrtare po vazhdon të thellojë reformat e kursimit, të cilat janë ndeshur me protesta gjithmonë e më të ashpra në vend.

Greqia ka nevojë absolute për 130 miliardë eurot e kërkuara deri në 20 mars, kur duhet të paguajë një këst borxhi prej 14,5 miliardë eurosh. Pa kredinë madhore, vendi do të jetë i detyruar të shpallë falimentimin, lëvizje që do të shoqërohej edhe më daljen nga Eurozona.

Marrja e “super-huasë” së dytë është vonuar për shkak të kërkesave shtesë që bënë vendet e BE-së për ratifikimin e marrëveshjes. Megjithatë, me 202 vota në favor dhe 80 kundër, Parlamenti i Greqisë aprovoi gjatë javës një paketë të mëtejshme kursimi prej 3,2 miliardë eurosh, në të cilat përfshihet edhe një ulje e re e pensioneve dhe e pagës minimale.

Shkurtime të tjera buxhetore pritet të votohen të mërkurën. Në këmbim të këtyre masave, vendit helen do t’i falet gjysma e vlerës së borxhit të parë, ndërsa letrat me vlerë të Greqisë do të rivlerësohen, falë garancive europiane për ripagimin e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA