Bonot e thesarit të qeverisë shqiptare u shtrenjtuan më tej gjatë ankandit të djeshëm kryesisht për shkak se interesi i bankave për tituj borxhi rezultoi i pamjaftueshëm.
Ndërkohë, Ministria e Financave ndryshoi faqen e vet të internetit duke vënë në dukje më shumë mundësinë për investim në titujt e borxhit, duke i rezervuar një vend në faqen e parë njoftimeve për kalendarin e emetimeve dhe rezultateve të ankandeve.
Siç raportoi “Shqip”, bonot 12 mujore u shitën për 7.32 për qind, ose 11 pikë bazë më shtrenjtë se sa në ankandin paraardhës të zhvilluar më 14 shkurt.
Ky është ankandi i tretë radhazi që norma e interesit të bonove 12 mujore pëson rritje, pavarësisht se gjatë kësaj periudhe, BSH ka ulur normën bazë të interesit.
Rritje shënuan edhe bonot me afat maturimi 3 mujor, të cilat u shitën përkundrejt interesit mesatar të ponderuar prej 5.27 për qind. Në ankandin paraardhës, të zhvilluar më 31 janar, interesi qe 5.08 për qind.
Qeveria shqiptare ka një borxh të brendshëm prej rreth 440 miliardë lekësh dhe paguan interesa vjetore prej rreth 35 miliardë lekësh. Një rritje e vogël në interesat e borxhit është e barazvlefshme me miliona euro shpenzime shtesë.
Vështirësitë që po has qeveria në tregun e borxhit të brendshëm dhe që janë edhe përgjegjëse për rritjen e interesave, nuk lidhen aq shumë me kërkesën e lartë të qeverisë për borxh se sa me dëshirën e bankave për të ulur peshën e titujve të borxhit publik në bilancin e vet.
Ministria e Financave ka kërcënuar se do t’i drejtohet publikut të gjerë përmes reklamave masive për të nxitur blerjet e bonove të thesarit drejtpërsëdrejti nga qytetarët, por deri tani ka bërë hapa të vegjël dhe jo të bujshëm, kryesisht përmes publikimit të njoftimeve për ankandet.
Banka e Shqipërisë vijon ta mbajë normën bazë të interesit në 4.5 për qind, më e ulëta në historinë e Shqipërisë. Ndërkohë, diferenca mes interesit bazë dhe interesave të bonove të thesarit 12 mujore është rritur ndjeshëm.
Gjatë muajit dhjetor, bonot 12 mujore kushtonin mesatarisht 2.1 për qind më shtrenjtë se sa interesi bazë, por në janar, diferenca u rrit në 2.4 për qind dhe në shkurt shkoi 2.68 për qind.
Normal
0
false
false
false
EN-US
X-NONE
X-NONE
MicrosoftInternetExplorer4
/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-priority:99;
mso-style-qformat:yes;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin-top:0in;
mso-para-margin-right:0in;
mso-para-margin-bottom:10.0pt;
mso-para-margin-left:0in;
line-height:115%;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:11.0pt;
font-family:”Calibri”,”sans-serif”;
mso-ascii-font-family:Calibri;
mso-ascii-theme-font:minor-latin;
mso-hansi-font-family:Calibri;
mso-hansi-theme-font:minor-latin;
mso-bidi-font-family:”Times New Roman”;
mso-bidi-theme-font:minor-bidi;}
Interesat e |
|||||||
|
13 Dhjetor |
27 Dhjetor |
29 dhjetor |
10 janar |
31 Janar |
14 Shkurt |
28 shkurt |
REPO |
4.75 |
4.75 |
4.75 |
4.75 |
4.5 |
4.5 |
4.5 |
BTH12 |
6.95 |
6.73 |
7.04 |
7.11 |
7.01 |
7.21 |
7.32 |
Diferenca |
2.2 |
1.98 |
2.29 |
2.36 |
2.51 |
2.71 |
2.82 |
Top Channel