Apeli i jep 3 pikë Flamurtarit

29/02/2012 00:32

Skuadra e Skënderbeut do t’i luajë 8 ndeshjet e ardhshme jashtë fushës së vet. Kështu ka vendosur Komisioni i Apelit në FSHF duke lënë në fuqi vendimin e datës 3 shkurt të komisionit të disiplinës në këtë federatë.

Apeli ka rrëzuar vendimin e disiplinës e cila kishte vendosur t’i hiqte 3 pikë nga klasifikimi i kupës skuadrës së Flamurtarit e cila refuzoi të luajë fundin e ndeshjes me korcarët, pas goditjes me sende të forta të anësorit.

Përvec kësaj komisioni i Apelit la në fuqi pezullimin 12 mujor nga aktivitetet futbollistike të zyrtarit të Flamurtarit Geri Cipi, i cili sipas Komisionit të Disiplinës nxiti lojtarët e skuadrës vlonjate të linin ndeshjen.

Komisioni i Apelit ka ulur dënimin e skuadrës së Pogradecit, duke e reduktuar atë në 4 ndeshjes jashtë stadiumit të tyre pa tifozë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA