Një studim i bërë nga qeveria britanike ka dalë në përfundimin se amvisat janë të kënaqura nga jeta e tyre po aq sa edhe ato femra që shkojnë në punë dhe kanë një karrierë.
Por, nga ana tjetër meshkujt që rrinë në shtëpi janë shumë më të palumtur se shokët e tyre që kanë të ardhura nga puna.
Rezultatet e fushatës së David Cameron për të matur mirëqenien zbulojnë gjithashtu se personat më të lumtur janë ata që janë të martuar. Ciftet që martohen janë më të lumtur se ata që nuk e kanë kurorëzuar lidhjen ende, ndërsa çiftet që kanë fëmijë janë më të përgjegjshëm.
Rezultatet e studimit të qeverisë britanike nxorrën në pah se të rinjtë dhe mosha e tretë janë më të lumtur se sa personat në moshën e mesme.
Këto rezultate dolën nga një sondazh me 80 mijë persona të cilëve iu bënë 4 pyetje: sa të kënaqur ishin me jetën e tyre; në sa fusha të jetës ishin të kënaqur; sa të lumtur ishin ndjerë një ditë më parë dhe sa të stresuar ishin ndjerë një ditë më parë.
Top Channel