Presidenti i PSG: Duam Messin tonë

28/02/2012 13:45

Presidenti i ri i Paris Saint Germain, Nasser Al Khelaifi, kërkon që klubi i tij në tre vitet e ardhshme të shndërrohet në më të mirin e Francës, të konkurrojë si i barabartë në nivelet më të larta në Europë dhe të zhvillojë futbollin e ekipeve të moshave.

“Do të më pëlqentë që të ishte PSG skuadra që do të zbulonte Messin e ardhshëm. Dua që ylli i ardhshëm i futbollit të dali nga “fabrika” jonë”, thekson Al Khelaifi për ‘France Football’.

Biznesmeni nga Katari sqaroi se qëllimi i tij nuk është të blejë argjentinasin e Barcelonës, por krijimi i një strukture që të bëjë të mundur lindjen e një gjeniu futbolli brenda klubit.

“Messi është në Barcelonë dhe me siguri do të qëndrojë atje për një kohë të gjatë”, shtoi Al Khelaifi.

“Duam të arrijmë nivelin e Barcelonës, Realit dhe Manchesterit, por duhet kohë. Do na duhen të paktën pesë vjet që të luftojmë për trofe si Liga e Kampioneve”, shtoi presidenti i PSG.

Investitorët nga Katari në këtë sezon kanë sjellë në ekip Leonardon si drejtor sportiv, Ancelottin si trajner dhe lojtarë të njohur si Pastore, Thiago Motta, Sissokho, Maxwell dhe Alex.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA