Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme nisi punimet në Bruksel me temë kryesore debatin për dhënien e statusit kandidat për Serbinë dhe nisjen e studimit të fizibilitetit për Kosovën, pas marrëveshjeve të fundit mes palëve në dialogun e Brukselit.

Në hyrje, disa ministra, përfshirë edhe atë gjerman i cili bllokonte deri vonë, u shprehën optimistë për arritjen e një rezultati pozitiv.

Nicolai Wammen, Ministri danez për çështjet europiane: Si presidencë kemi shpresën që sot të gjindet një zgjidhje për çështjen e statusit kandidat për Serbinë. Nga ana e presidencës është tepër e qartë që duhet t’ia arrijmë. Për këtë do të punojmë gjatë pasdites.

Guido Westerwelle, Ministër i jashtëm i Gjermanisë: Qeveria gjermane do të mbështesë dritën jeshile sot pasi ne mendojmë se kjo marrëveshje është pozitive dhe se kjo është rruga e duhur. Ne mendojmë se Serbia dha atë që pritej me këtë marrëveshje dhe tani i takon BEsë të japë diçka.

Carl Bildt, Ministër i jashtëm i Suedisë: Shpresoj se do të kemi një rezultat pozitiv. Nuk e kemi disktutuar në detaje pasi kemi disa çështje për Kosovën të cilat duhet t’i diskutojmë gjithashtu, por shpresoj se rezultati do të jetë pozitiv.

Alexander Stubb, Ministri finlandez për çështjet europiane: Mendoj se sot do të ecim përpara, gjithçka duket mjaft mirë. Serbia dhe Kosova bënë shumë kompromise në ditët e kaluara. Mendoj se do të ketë disa debate për konkluzionet por përveç kësaj, kjo duhet të jetë një ditë e mirë për Serbinë dhe për Kosovën.

Në rast të konfirmimit zyrtar të dritës së gjelbër për kandidaturën e Serbisë nga ky këshill përgatitor për samitin e radhës, vendimi përfundimtar pritet të merret gjatë takimit të krerëve të shteteve dhe qeverive të BE-së, në fund të javës në Bruksel.

Përgatiti: Arta Tozaj

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA