Malajzi, gruaja gjen thesar në gojën e peshkaqenit
28/02/2012 12:00
Fundi i detit është i mbushur me surpriza dhe këtë gjë e vërteton ajo që i ka ndodhur një amvise në Klebang të Malajzisë.
Suseela Menon gjeti një medaljon të shekullit XIII në gojën e një peshkaqeni të vogël që kishte blerë në treg dhe që po përgatitej ta gatuante. Medaljoni ishte rreth 10 gramë dhe mendohet se ka origjinë portugeze.
Kjo gjetje e çmuar mund të jetë përdorur nga ushtarët që kolonizuan Malajzinë në vitin 1511. Medaljoni tregon profilin e një gruaje me kurorë dhe nga ana tjetër ka një kryq dhe të shkruar Antonii.
Një historian lokal tha për ‘The Star’ se profili është i mbretëreshës Isabel, bashkëshorte e mbretit Dionis I të Portugalisë, i cili mbretëroi në periudhën 1279-1325.
Top Channel