Ekonomia në tatëpjetë

28/02/2012 15:25

Shifrat e para zyrtare tregojnë se viti 2012 ka nisur i zymtë për ekonominë, ku disa nga treguesit bazë parlajmërojnë për goditje më të mëdha nga kriza.

Eksportet, një nga pikat më të forta, që ka mbajtur të gjallë rritjen ekonomike përgjatë tre viteve të fundit, në janar te ketij vitit ranë sipas Bankës së Shqipërisë me 8.7% krahasuar me janarin e viti të kaluar.

Sipas Bankës, rënia ka ardhur kryesisht nga tkurrja e eksporteve tek mallrat e përpunuar, çka parlajmëron për rënie të industrisë.

Bizneset kryesore eksportuese në vend e kishin parlajhmëruar kohë përpara përkeqësimin e situatës, për shkak të rënies së kërkesës nga dy partnerët tanë kryesorë tregëtarë, Greqia dhe Italia.

Asaj qe i druhen edhe me shume ekspertet eshte renia e konsunmit, e cila edhe ne janar nuk eshte ndalur . Të dhënat tregojnë se të ardhurat nga tatimi mbi vlerën e shtuar, taksa që mat ecurinë e konsumit në ekonomi ranë me 330 milionë lekë ose 3.8 për qind.

Rënia ka ndodhur edhe pse qeveria është përjekur ta frenojë atë duke rritur gjatë këtij viti një sërë taksash, si referencat e makinave, akcizat e karburanteve e madje edhe taksat e karbonit.

Kjo sinjalizon se rënia e konsumit mund të jetë më e thellë nga pamja që japin shifrat e taksave. Por, jo vetem per shkak te tatimit mbi vleren e shtuar, te ardhurat ne buxhetin e shtetit ne janar kanë qene ne total me te ulta.

Sipas rezultateve te Ministrise se Financave, te ardhurat e qeverisë u ulën me 5.5 për qind, krahasuar me janarin e vitit 2011.

E gjendur në një situatë të vështirë financiare për shkak të rënies së të ardhurave, qeveria tani ndihet ne nje pozite aspak komode.

Si asnjëherë tjetër, në janar investimet publike ishin gati 4 herë më të ulta se sa ato të janarit të një viti më parë. Edhe në shkurt gjendja e ekonomisë nuk pritet të jetë optimiste.

Bllokimi i vendit nga reshjet e dëborës, që tkurri tregtinë mund të ketë thelluar edhe më shumë rënien e konsumit dhe për pasojë të ardhurat e qeverisë.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA