“Kosova do të detyrohet të pranojë se interesi i serbëve në Kosovë është që t’i përfaqësojë Serbia”.
Kjo ishte deklata e fortë e bërë nga eurodeputeti Hannes Swoboda, përcjellë nga “Telegrafi” mëngjesin e së hënës. Komenti i austriakut erdhi ndërsa Bashkimi Europian është duke konsideruar kandidaturën e Serbisë për dhënien e statusit të vendit kandidat.
Sipas Swobodës, enklava në zemër të Europës nuk do të ishin të dobishme për asnjë shtet. “BE dhe Kosova duhet t’i marrë seriozisht propozimet e Presidentit të Serbisë, Boris Tadic. Është e domosdoshme që të nisin diskutimet edhe për planin katër pikësh për Kosovën, pasi plani Ahtisaari ka të meta”.
I pyetur nëse kërkesa e kancelares gjermane, Angela Merkel, për të eliminuar institucionet paralele serbe në Kosovë të jetë kushti kryesor për antarësimin e Serbisë në BE, Swoboda thotë për “Blic” se ”Gjermania nuk dëshiron të dalë përsëri e vetme kundër të gjithë shteteve të tjera të Bashkimit Europian”.
“Gjithashtu, interesi kryesor i Gjermanisë është të ruhet stabiliteti në rajoni. Ju mund ta kritikoni Gjermaninë për vendimet në shumë fusha, duke përfshirë politikat ekonomike, por Gjermania është një vend që vepron me një logjikë të qartë”.
Top Channel