Në Maqedoni është shënuar 8 vjetori i vdekjes së presidentit Boris Trajkovski, i cili humbi jetën në vitin 2004 në një fatkeqësi ajrore së bashku me këshilltarin e tij dhe ekuipazhin e avionit shtetëror, në afërsi të Mostarit në Bosnjë e Hercegovinë.

Pranë varrit të tij në Alenë e Kolosëve në Varrezat e Shkupit, të dielën, lule kanë vendosur delegacione nga kuvendi, qeveria, por edhe diplomatë të huaj.

Zyrtarisht thuhet se avioni i Trajkovskit u rrëzua për shkak të paaftësisë së pilotëve dhe motit të keq. Por, vëllai binjak i presidentit, në disa raste ka thënë se ndaj Boris Trajkovskit është kryer atentat.

Ndërkaq ditëve të fundit përsëri është aktualizuar kjo temë, ndërsa jorzyrtarisht njoftohet se do të hapen hetime të reja për vdekjen e Trajkovskit. Mediat lokale në Maqedoni, duke cituar avokatin e familjes së ish-presidentit, shkruajnë se aeroplani në të cilin vdiq Boris Tajkovski është rrezuar i qëlluar nga një aeroplan tjetër.

Avokati Ignat Pançevski, po ashtu u ka thënë mediave maqedonase se presidenti dhe antarët e ekuipazhit janë vrarë pasi është rrëzuar avioni. Ai pohon se për këtë tezë ka shumë dëshmi. Sipas tij, për këtë atentat ekzistojnë edhe xhirime satelitor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA