1 në 4 femra del me mbi tre meshkuj njëkohësisht

27/02/2012 11:40

Një në katër femra në Britani del njëkohësisht me të paktën tre meshkuj, vlerësoi një anketë e kryer nga e përditshmja “Daily Mail”.

Studime të ngjashme kanë nxjerrë përfundime pothuajse identike edhe për vende si SHBA apo shtete të tjera të BE-së.

Mesatarisht, një vajzë single shoqërohet me 1.46 meshkuj njëkohësisht, por në një në katër vajza beqare kontribuon dukshëm për rritjen e mesatares.

Në total, një femër tipike beqare del me pesë meshkuj në vit, por në 20% të rasteve numrat bëhen dyshifrorë.

Anketa tregoi se femrat moderne janë duke lënë pas dore vazhdimisht zakonet tradicionale, me një të tretën që do të ishte e gatshme t’i propozonte ajo një mashkulli për martesë pa pritur që partneri ta bënte këtë hap.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA