“Nëse qeveria ka pranuar të heqë dorë nga shteti, populli nuk do ta pranojë, ju bëjmë ftesë të gjithë qytetarëve të bashkohen në protestën me moton Kosova Republikë”, bëri thirrje Shpend Ahmeti, nënkryetar i Lëvizjes Vetëvendosje.

Duke folur për skenarin e protestës, Sekretari i Përgjithshëm i lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj tha se qytetarët do të qëndrojnë për katër orë rreth e rrotull objektit të qeverisë. Për gjatë kësaj kohe sipas tij do të bllokohet puna e qeverisë në shenjë simbolike për bllokimin e shtetit nga vet qeveria.

Protesta me moton Kosova Republikë, pritet të nisë nga ora 12:00 në sheshin “Nënë Tereza” për t’u grumbulluar te objekti i qeverisë. Vetëvendosje edhe këtë herë nuk ka kërkuar leje nga policia. Të pyetur për këtë anëtarët e Vetëvendosjes thonë se Policia e Kosovës është e njoftuar ashtu sikurse qytetarët e Kosovës.

Nga ana tjetër lëvizja Vetëvendosje bëri të ditur se tashmë janë mbledhur 10 mijë nënshkrime të qytetarëve për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, kundër heqjes së republikës dhe shtimit të fusnotës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA