Pas rreth 14 orë bisedimesh, edhe dita e dytë e dialogut të Brukselit u mbyll pa marrëveshje.
Ndryshe nga ditët e tjera, kur deklarata optimiste vinin vetëm nga pala serbe, në ditën e tretë, asnjë nga palët nuk dha deklarata për gazetarët para vijimit të bisedimeve në orën 9:30, në ambientet e Këshillit të BE-së.
Paralelisht, gjatë përgatitjeve për Këshillin e radhës të Ministrave në fillim të javës që vjen, Presidenca Daneze deklaroi se tashmë, pavarësisht dëshirës së disa ministrave të veçantë të BE-së, të gjithë sytë janë nga dialogu, nga ku priten rezultate konkrete për t’i mundësuar dhënien e statusit kandidat Serbisë.
Në rast marrëveshjeje, edhe Kosovës pritet t’I premtohet synimi nga Komisioni Europian për nisjen në të ardhmen të studimit të fizibilitetit, proces i cili, nëse realizohet dhe në rast se vendi përmbush kushtet, i parapraprin negociatave për marrëveshjen e stabilizim-asociimit me BE-në.
Një proces i tillë në fakt do ishte dashur të kishte nisur me kohë, përderisa Kosova gëzon të njëjtën perspektivë europiane me vendet e tjera tërajonit, siç deklarohet rëndom nga BE.
Top Channel