Mos ndoshta Apple do të blejë Greqinë? Ishte kjo një pyetje e pabesueshme, por që u parashtrua në mbledhjen e aksionerëve të kolosit teknologjik që disponon në llogarinë e tij bankare të paktën 97,6 miliardë dollarë.

Apple është kompania me vlerën më të madhe financiare në botë që tejkalon shifrën prej 500 miliardë eurosh, aksionet e kompanisë rriten çdo ditë dhe shitjet kanë kapur shifra rekord. Pikërisht ky është edhe problemi i Apple, se çfarë do të bëjë me një shumë kaq të madhe parash në dispozicion, të cilat sipas drejtorit të përgjitshëm të saj, Tim Cook që zëvendësoi Steve Jobs pas vdekjes, janë jashtëzakonisht shumë më tepër se sa nevojiten për të funksionuar dhe për të zgjeruar biznesin e saj.

Ishte kjo çështja kryesore në rendin e ditës midis aksionerëve që të gjenin një zgjidhje dhe aty dëgjuan propozimin e njërit prej tyre: nëse do të ekzistonte mundësia që Apple të kishte një mendje dhe të blinte Greqinë e falimentuar.

Pyetja vërtet e pabesueshme që po bën xhiron e botës nga agjencitë e huaja është po kaq mbresëlënëse sa edhe përgjigjia e kreut të kompanisë, i cili pa u befasuar aspak u përgjigj me gjakftohtësi: “Po i shohim të gjitha perspektivat, por këtë nuk e kemi analizuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA