SHBA, koleksioni i Batman shitet për 3.5 milionë $

23/02/2012 10:25

Një koleksion i vjetër novelash grafike të Batmanit janë shitur për shumën e 3.5 milionë dollarëve në një ankand në Nju Jork (SHBA).

345 librat kanë qenë në pronësi të Billy Wright, nga Virxhinia, i cili ka filluar koleksionin që kur ka qenë fëmijë. Ky koleksion është gjetur vitin e kaluar kur një i afërm i zotit Wright po pastronte depon e shtëpisë.

Koleksioni i plotë ku janë edhe shfaqja për herë të parë e superheronjve si Batman dhe Superman është në gjendje shumë të mirë.

Ekspertët theksojnë se vlera e këtij koleksioni rritet për faktin se është ruajtur nga një burrë që i ka blerë këto libra vetëm për disa qindarka kur ka qenë fëmijë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA