Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, ja kush janë më të votuarit për deputetë deri më tani Serbia gjendet në tension për shkak të bisedimeve me Kosovën në prag të vendimit të ri për statusin e kandidatit për integrim në Bashkimin Europian.
Shefi i diplomacisë gjermane, Guido Vestervele do të mbërrijë në kryeqytetin serb në orët e mbrëmjes për një takim të papritur me presidentin serb, BorisTadic me të cilin do të diskutojë për mundësinë e gjetjes së zgjidhjeve për të plotësuar kushtet që ka paraqitur BE-ja dhe Gjermania për të dhënë pëlqimin për integrim.
Kjo vizitë vjen edhe pas pesimizmit të shprehur nga ana e presidentit Tadic për mundësinë e zgjidhjes. Ai akuzoi Kosovën për qasjen e saj. Gjermania është një nga vendet që ka insistuar për zgjidhjen e problemeve në veri.
Ndërkaq, siç është bërë e ditur, serbët e veriut së bashku me xhandarmërinë serbe kanë hequr barrikadat në pjesën në mes të pikëkalimeve kufitare Rudnica deri në Jarinjë, në pjesën e Kosovës që kontrollohet nga KFOR-i.
Nëse nuk arrihet asnjë marrëveshje dhe Serbia nuk fiton statusin e kandidatit, kjo mund të prodhojë tensione në politikën serbe.
Top Channel