Ambasadori amerikan në Prishtinë, Christopher Dell, kritikoi ashpër të gjithë ata që i dolën kundër marrëveshjes së përfaqësimit rajonal të Kosovës me nje shenim (fusnotë) dhe pa termin “Republikë”.

Ai nuk ka kursyer as partinë më të madhe opozitare, Lidhjen Demokratike të Kosovës, duke e cilësuar antiamerikane dhe antieuropaine, fjalë të njejta me ato që përdori Kryeministri Hashim Thaci pak ditë më parë.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, dell nënvlereson teresisht rëndësinë e simboleve të shtetit duke thënë se shteti fitohet duke punuar për të.

“Sërish po e them, mendoj se e kanë gabim. Thjeshtë dhe qartazi e kanë gabim. Shtetësia e Kosovës forcohet nëpërmjet ushtrimit të shtetësisë. Ajo nuk ushtrohet duke u mbështjellë me flamur e duke thënë unë jam Kosova, jam i lirë. Jo. Ju e fitoni shtetësinë duke punuar për të. Ju e fitoni shtetin duke e ndërtuar atë. Ju e fitoni vendin në komunitetin ndërkombëtar duke punuar për të dhe duke punuar me të tjerët. Jo duke qëndruar ulur në shtëpi, duke pirë kafe në ndërtesën e Parlamentit dhe duke folur për simbole dhe formula të pakuptimta”, ishte deklarata e fortë e Dell.

I pyetur se cfare do te fitoje Kosova konkretisht nga ky kompromis, Dell thote se nese Kosoves i eshte ofruar studimi i fizibilitetit qe con drejt marreveshjes per stabilizim-asocim, atehere Kosova ka levizur konkretisht ne rrugen europiane per te pakten pese vjet me shpejt nga sa do te ishit ne rruge te tjera.

Dell ka permendur edhe udherrefyesin e vizave e po keshtu ai ka thene se Kosova perfundimisht ka lene jashte “UNMIK”-un apo ndonje burokrat te erret rus sic e ka quajtur ai i cili do te ishte duke e perfaqesuar Kosoven.

Ndersa kur eshte pyetur se a do te a do te qendrojne SHBA-te ne mbeshtetje te Kosoves ne keto zhvillime ambasadori amerikan i eshte referuar bisedes telefonike te sekretares Hillary Clinton me kryeminsitrin Hashim Thaci se Shtetet e Bashkuara nuk do të kërkojnë kurrë nga Kosova që të bëjë dicka që do të dëmtojë sovranitetin e saj, pavarësinë apo tërësinë e saj tokësore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA