Nënshkrimi i marrëveshjes për përfaqësimin e Kosovës ne takimet rajonale nën referencën e rezolutës 1244 i sjell Kosovës marrëveshjen e stabilizim-asocimit.

Këto janë pritjet e Ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës. Ministri Enver Hoxhaj tha se diçka e tillë përpara një viti ka qenë e pamundur të imagjinohet. Këto komente ai i bëri pas takimit me raportuesen e Parlamentit Europian për çështjen e vizave, Tanja Fajon dhe Knut Fleckenstein.

“Nëse sot bëhet publik fillimi i procesit të një studimi të fizibilitetit për nënshkrimin e marrëveshjes së asocim-stabilizimit, kjo lëvizje do të ishte për vendin një hap prej disa vitesh përpara. Vitin e kaluar, në cilësinë e Ministrit të Jashtëm, kam ngritur kërkesën për nënshkrimin e marrëveshjes së asocim-stabilizimit dhe në Bruksel e në vende të tjera na është thënë harrojeni, pasi është shumë herët një marrëveshje e tillë”, deklaroi ministri Hoxhaj.

Sipas eurodeputetes Fajon, e cila u takua edhe me Kryeministrin Thaçi në një takim larg mediave, marrëveshja do të perdoret si instrument për të fituar njohjen e pesë vendeve të BE-së.

“Unë pres që shumë shpejt ne të arrijmë të fitojmë njohjen e Kosovës nga pesë vendet e Bashkimit Europian. Mendoj që po shkojmë në drejtimin e duhur dhe nëse e marrim lajmin e mire sot nga Brukseli, kemi të drejtë të besojmë se do të krijohen mundësitë e reja për të diskutuar me pesë anëtaret që nuk e pranojnë Kosovën”, u shpreh Fajon.

Per dallim nga opozita, ministri Hoxhaj vlereson se Kosova ka avancuar me modelin e perfaqësimin. Argumentet qe sjell z. Hoxhaj jane se Kosova ne çdo hap nderkombetar ka pasur prapa rezoluten 1244 ndersa me kete marreveshje do te kete edhe deklaraten e pavarsise dhe mendimin e GJND-se.

Sipas ministrit Hoxhaj, Kosova me kete formule perfaqesimi bëhet pjese e nenshkrimit te marrveshjeve multilaterale pasi deri me tani jane nenshkruar vetem marrveshje bilaterale.

Ai theksoi se me formulen, Kosova me fusnote pa Republike, do nenshkruhet edhe marreveshja e stabilizim-asocimit dhe çdo raport tjeter Kosove-BE.

VV apel institucioneve: Jo lëshime ndaj Serbisë

Lëvizja Vetëvendosje i ka bërë thirrje qeverisë dhe institucioneve të tjera të Kosovës të heqin dorë nga ato që ajo i quan koncesione të paralajmëruara ndërkombëtarisht në favor të Serbisë.

Në një komunikatë për mediat, VV del edhe njëherë tjetër kundër prezantimit të Kosovës pa termin Republikë dhe sipas rezolutës 12-44.

“Koncesionet e paralajmëruara nuk janë për të ndihmuar Kosovën për t’u forcuar si shtet sovran, i pavarur dhe demokratik, por janë koncesione që i ka kërkuar Serbia për të fituar statusin e kandidatit për në BE”, thuhet në deklaratën e Vetëvendosje.

Më tej VV u bën thirrje institucioneve të Republikës së Kosovës, subjekteve të tjera politike në vend, organizata shoqërore dhe politike të jenë, sipas saj, “në funksion të vullnetit dhe dëshirës së popullit të Kosovës për një Republikë të vërtetë, më sovrane e demokratike”
 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA