Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, ja kush janë më të votuarit për deputetë deri më tani Serbia është duke shqyrtuar mundësinë që të mos mbajë zgjedhje lokale në Kosovë. Kjo do ta ndryshonte qasjen e saj ndaj institucioneve paralele, por edhe do të kishte efektin e bindjes së bashkësisë ndërkombëtare për gatishmëri në përmbushjen e disa kushteve për integrim.
Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Sllavica Gjukiç-Dejanoviç, ka deklaruar se realizimi i zgjedhjeve lokale në Kosovë është çështje delikate pasi Serbia ka obligim për bashkëpunim me ndërkombëtarët si pasojë e rezolutës 1244.
Ajo ka thënë se ka mundësi që zgjedhjet lokale të mbahen vetëm në disa bashki të Serbisë pasi një pjesë e tyre kanë pasur zgjedhje të parakohshme.
“Unë kam të drejtë që në bazë të Kushtetutës të shpall zgjedhje në tërë territorin, në vendet që nuk u ka kaluar mandati”, ka thënë Gjukiç-Dejanoviç.
Megjithatë, partia opozitare e ish-kryeministrit Vojisllav Koshtunica, duke cituar referendumin e serbëve të veriut, ka nisur një peticion për mbajtjen e zgjedhjeve serbe edhe në Kosovë.
Serbia duhet të ketë zgjedhje më së largu deri më 6 maj, ndërsa zgjedhjet në Kosovë janë mbajtur gjithmonë, por kësaj radhe do të ishin në kundërshtim me sugjerimet e disa vendeve të BE-së.
Top Channel