Numërimi mbrapsht në Twopcharts.com, faqja e internetit e specializuar në statistikat e Twitter-it, është drejt fundit.
Brenda 24 orëve të ardhshme, sipas grafikut të publikuar në rrjet, populli i Twitter-it duhet të arrijë gjysmë miliardi përdorues me një ritëm prej 12 regjistrimesh në sekondë, duke arritur kështu “shpejtësinë” e Facebook që nga ana e tij ka kaluar 845 milionë përdoruesit dhe po shkon drejt shifrës 1 miliardë.
Arritja e shifrës 500 milionë do të shënonte një hap tjetër para në historinë e këtij microblogging që ka lindur në vitin 2006 dhe që i lejon përdoruesve të tij të publikojnë mesazhe prej 140 karakteresh.
I “lindur” nga Jack Dorsey, fillimisht Twitter nuk merrej aspak në konsideratë ndërsa sot po rivolucionarizon botën e informacionit duke i bërë konkurrencë edhe agjensive të shtypit dhe gazetave online.
Top Channel