Një dizenjues italian jahtesh, Marino Alfani 29 vjeç, ka krijuar një spital lundrues. Anija-spital mund t’i vijë në ndihmë njerëzve që jetojnë në zonat bregdetare dhe gjithashtu mund të jetë shumë e dobishme kur vjen puna tek emergjenca të tipit si mbytja e kroçeres Costa Concordia.
Gjithashtu mund të lehtësojë sadopak fatkeqësitë natyrore si tsunami i vitit 2004 që shkatërroi të gjithë rrjetin rrugor në Indonezi.
Anija mund të mbajë tre pjesëtarë ekuipazhi dhe nëntë doktorë e infermierë. Mendohet se rreth 50 persona në ditë mund të trajtohen në të ose 1500 në muaj.
“Toka është e rrethuar nga uji dhe është e pabesueshme që nuk ka asnjë mjet për ndihmë të shpejtë në det”, është shprehur Alfani për ‘L’Eco di Bergamo’.
Ai shtoi se anija është modeluar në spitalin e Bergamos (Itali). Ajo është 35 metra e gjatë, 15 metra e gjerë dhe 8 metra e lartë.
Top Channel