Filmi vizatimor “The Simpsons” ka arritur shikueshmërinë më të lartë me transmetimin e episodit të tij të 500-të ditën e diel.
Episodi bën fjalë me familjen e mirënjohur amerikane, që e dërguar në ekzil në një komunitet të caktuar takohet me themeluesin e Wikileaks, Julian Assange.
Fox TV deklaroi se Assange e kishte regjistruar zërin e tij nga Britania, ku po vazhdon të luftojë kundër ekstradimit në Suedi, ku akuzohet për abuzime seksuale.
Komedia e animuar ka arritur në sezonin e 23-të të saj, duke e bërë programin më të gjatë “prime-time” në televizionet amerikane.
Në episodin e 500-të, anëtarët e familjes Simpson zbulojnë se në një mbledhje të bashkisë së qytetit Springfilld është vendosur dëbimi i tyre dhe për rrjedhojë ata gjejnë vend në “The Outlands”, ku Assange është fqinji i tyre.
Top Channel