Suedi, mbijeton dy muaj i bllokuar në makinë
19/02/2012 10:40
Një burrë suedez ka mbijetuar i bllokuar në makinën e tij të mbuluar nga bora për dy muaj me radhë dhe pa ushqim.
Sipas policisë suedeze, personi u gjet të premten në një makinë në fund në mes të një pylli dhe temperatura në atë zonë kishte rënë në -30 gradë Celsius.
Burri ka thënë se është bllokuar në makinën e tij që nga data 19 dhjetor dhe ka mbijetuar duke ngrënë borë. Policia ka bërë të ditur për mediat se nuk ka arsye të vërë në dyshim këtë histori.
Tashmë burri 45-vjeçar është në spital dhe mjekët mendojnë se mbijetesa e tij është një mrekulli. Sipas tyre, një person mund të mbijetojë pa ushqim vetëm një muaj.
Top Channel