I ka parë në Siberi skenat ku njerëzit hidhen në ujë, megjithëse temperaturat shënojnë disa gradë nën zero, dhe ka provuar t’i sjellë në Ballkan.
Profesori i edukatës fizike, Ylber Haliti nga Presheva ka befasuar me guximin e tij. Në kohën kur Europa po shënon 600 viktima nga i ftohti, shqiptari nga Lugina e Preshevës ka treguar se mund të jetohet bashkë me akullin e thellë.
Haliti ka ushtruar në vazhdimësi një metodë me të cilën trupi nuk ndjehet keq në temperatura të ulëta. Qytetarët kanë dalë për ta pare tek vendi i quajtur Penda e Rahovicës.
“Qëllimi i larjes në ujë të ftohtë për mua është për të bërë një lloj krahasimi me njerëz që jetojnë nëpër klima të ftohta, posacërisht në Rusi, për të gjetur dallimin me organizmin e njerëzve që jetojnë këtu. Edhe ne kemi mundësi për të stërvitur trupin për të përballuar temperaturat ekstreme dhe kjo duhet bërë gradualisht, sistematikisht në mënyrë që të mos dëmtohet organizmi”, thotë profesor Haliti.
Profesori thotë se kur trupi përballet në vazhdimësi me një lloj temperature mund të përballoj çdo ekstrem të saj dhe të bëj not në akull. Ka qenë minus dhjetë gradë për zhytjen e Halitit, por me sa duket atij nuk i duhen antibiotikët.
Top Channel