Ekspertët janë në dyshim nëse duhet të publikojnë rezultatet e kërkimit mbi virusin e gripit të shpendëve H5N1 apo jo.
Gjithë çështja ka të bëjë me frikën e përdorimit dhe abuzimit të formulës nga bioterroristët.
Pas bisedimeve Organizata Botërore e Shëndetësisë në Gjenevë vendosi që diskutimet e mëtejshme për çështjen janë të nevojshme për të parë nëse mund të publikohet kërkimi në mënyrë të plotë.
Një nga dy revista që duan ta publikojnë, “Sience” ka rënë dakord të presë për bisedimet plotësuese.
Revistat kanë treguar se si virusi H5N1 mund të mutantohet me lehtësi në një formë që mund të shumëzohet me shpejtësi mes popullsisë njerëzore.
Studimet bënë që “US National Advisory Board” për Bioteknologjinë, t’u kërkonte të dyja revistave të redaktonin disa pjesë të hulumtimit, të cilat besohej se mund të përdoreshin nga terroristët për të zhvilluar virusin.
Top Channel