10 makinat më luksoze të botës

17/02/2012 15:40

Shoqata Botërore e Luksit ka publikuar listën e 100 markave më luksoze në botë dhe mes tyre renditen 4 marka italiane makinash.

Ferrari, Maserati (të dyja i përkasin grupit Fiat), Lamborghini dhe Pagani bëjnë pjesë në këtë listë.

Nga ana e saj Britania e Madhe rendit 3 marka të sajat mes firmave më luksoze. Bëhet fjalë për Rolls-Royce, Bentley dhe Aston Martin.

Dhjetëshja e makinave më luksoze të botës kompletohet me francezen Bugatti, hollandezen Spyker dhe suedezen Koenigsegg.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA