Zbulohet misteri i yllit të ndritur

16/02/2012 00:00

Është zbuluar origjina e yllit më të ndritshëm që shkëlqeu në qiell mes
vitit 1839 dhe 1858 falë një ndriçimi të prodhuar nga shpërthimi më i
fuqishëm i regjistruar ndonjëherë, ai i yllit Eta Carinae.

Kërkimi, i kryer nga Space Telescope Institute, ka vëzhguar atë pjesë të hapësirës përreth yllit ku janë ende të pranishme gjurmët e shpërthimit të dhunshëm.

Ky veprim, sipas astrofizikantëve, ka gjeneruar një erë me pluhur dhe copëza në temperatura që arrijnë deri në 7 mijë gradë Kelvin.

Top Channel