Sytë e gjithë Shqipërisë janë drejtuar për nga zonat malore të vendit! Verilindja e juglindja janë bllokuar nga bora! Pushtetin e ka në dorë moti i keq!

Sigurisht Tirana nuk ka të njëjtat probleme klimaterike e banorët e saj mund edhe të mbyllin njërin sy për probleme të vogla që nuk janë asgjë me izolimin që ka shkaktuar koha në vende të tjera!

Madje në Tiranë këto ditë ka pasur edhe turizëm! Shumë qytetarë i janë drejtuar malit të Dajtit! Pika turistike më e zakonshme dhe më afër kryeqytetit! Po, të gjithëve na pëlqen Dajti! Rrugës vëmë re disa fshatra, Linzë, Surrel, Priskë…

Tentojmë të ngjitemi me makinën tonë, por pa zinxhirë është e pamundur!

Janë disa fshatra që gjenden mbi lartësinë 1000 metra në Dajt! Mallkimi i tyre më shumë se bora është fakti që nuk duken nga rruga turistike! E gjithë Tirana kalon aty, por askush nuk është kujtuar se çfarë po bëhet me këta banorë.

Në Qafë Priskë ndahen rrugët që shpërndahen nëpër fshatra të Dajtit, nëpër fshatra të Tiranës! Trashësia e borës është mbi një metër dhe kjo pak borë është duke shkaktuar një krizë humanitare në mes të kryeqytetit! Makinat nuk mund të shkojnë më tutje!

Duhet një helikopter për të bërë ato 5 kilometra rrugë që na ndajnë nga rreth 120 shtëpi. Fatmirësisht nuk ka pasur probleme shëndetësore sipas banorëve.

Në Tiranën e vitit 2012 kali është e vetmja shpresë që disa fshatarë mos të vdesin për bukën e gojës nën ortekun e urisë që i rrezikon.

Herën tjetër që do të shkoni në Dajt për pak turizëm malor, mendohuni që vetëm 5 kilometra nga tavolina juaj e restorantit disa njerëz po varrosen nën dëborë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA