“Appleâ€, verifikim fabrikave në Kinë
16/02/2012 00:00
Numri 1 i “Apple”, Tim Cook ka deklaruar se drejtuesit e kompanisë po
bëjnë gjithçka që munden për të verifikuar kushtet e punës në fabrikat
kineze.
“E dimë që të gjithë kanë pritshmëri nga ne dhe asnjë kompani më shumë se kjo e jona është angazhuar më shumë për përmirësimin e kushteve të punës në fabrika”, ka deklaruar Cook.
Deklarata e tij vjen pas inspektimeve të kryera nga Shoqata për Punën e Ndershme në Kinë, me kërkesë të vetë ndërmarrjes.
Top Channel