Takimi Obama-Jinping

15/02/2012 02:00

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama i tha zv/presidentit kinez Xi Jinping në Dhomën Ovale se është jetësore që Uashingtoni të ruajë një marrëdhënie të fortë me Pekinin.

58-vjecari Jinping parashikohet të jetë pasuesi i Presidentit, Hu Xhintao (Jintao) që pritet të tërhiqet nga partia në fund të këtij viti dhe nga presidenca në vitin 2013. Uashingtoni ka ushtruar presion ndaj Pekinit për atë që e konsideron praktikë e pandershme e tregëtisë, duke përmendur vlerën e monedhës dhe vjedhjen e pronës intelektuale.

“Ne dëshirojmë të punojmë me Kinën për t’u siguruar se gjithsecili po funksionon me të njëjtat rregulla, kur flitet për sistemin ekonomik. Kjo përfshin garancinë se ka një tregëti në lëvizje jo vetëm mes SHBA-së dhe Kinës, por ne të gjithë botën”, tha Obama.

Vizita zv/presidentit kinez vjen në mes të shqetësimeve për shtypjen e protestave në Tibet, nga Pekini. Aktivistët e të Drejtave të Njeriut protestuan jashtë Shtëpisë së Bardhë, pas mbërritjes së Xi Jinping.

“Për cështjet kritike sic janë të Drejtat e Njeriut ne do të vazhdojmë të theksojmë cfarë besojmë, rëndësinë e njohjes së aspiratave dhe të Drejtave të të gjithë popujve”, shtoi presidenti i SHBA-ve, Barak Obama.

Më herët Jinping u takua me zv/presidentin Xho Bajden dhe Sekretaren e Shtetit, Hilari Klinton në dhomën Ruzvelt në Shtëpinë e Bardhë.

Gjatë qëndrimit një javor në Shtetet e Bashkuara, ai do të takohet edhe me sekretarin e Mbrojtjes Leon Paneta. Të mërkurën do të udhëtojë në IOËA, ndalesa e tij e parë në SHBA, në vitin 1985. Më pas do të udhëtojë drejt Kalifornisë për tu takuar me përfaqësues të biznesit dhe të premten do të marrë pjesë në një ndeshje basketbolli të Lejkërs (LA Lakers).

I biri i Xi Zhongxun, një prej etërve themelues të Partisë Komuniste Kineze, Jinping mban edhe detyrën e zv/kreut të Komisionit Qëndror Ushtarak.

I ka bindur biznesmenet në vend se është ai kampioni i tyre, duke parë një sistem ku shteti kontrollon pjesë të mëdha të ekonomisë.  

Shpesh ka shprehur irritimin për kritikat e huaja ndaj Kinës, por mundi ta dërgojë të bijen të studiojë në Harvard me një tjetër emër, duke fshehur identitetin e saj të vërtetë. Ai është bashkëshorti i këngëtares së njohur kineze Peng Lijuan, e cila e përshkruan të shoqin si njeri të kursyer, punëtor me një sens të theksuar praktik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA