Shpërthim në naftësjellësin kryesor të Homsit

15/02/2012 00:00

Flakët kane perfshire njerin prej naftesjellesve kryesore ne qytetin
sirian te Homsit, nje incident i rrethuar edhe ky nga polemika te medha:
media shteterore fajeson “terroristet e armatosur”, per demtimin e
tubacionit, ndersa grupet e aktivisteve pretendojne se kane qene vete
trupat qeveritare qe e kane hedhur ne ere.

Shtellunga te medha tymi jane pare te ngrihen mbi zonen ku kalon naftesjellesi, pikerisht ne ane te lagjes Baba Amer, objektivi kryesor i bombardimeve qe vazhdojne prej me shume se nje jave. Zjarri i artilerise se forcave te regjimit eshte shtrire edhe ne qytetin fqinje te Hamas.

Te plagosurit jane me dhjetera ndersa ne te gjithe rajonin, komunikimi eshte nderprere. Naftesjellesi i demtuar, nje prej dy me te medhenjve ne vend, furnizon kryeqytetin Damask dhe te gjithe jugun e Sirise. Ai eshte vene ne shenjester shume here gjate kryengritjes kunder Bashar al Assadit te nisur ne muajin mars. Ne qytetin e Homsit qe vuan valen e ofensives me te ashper ushtarake nga te gjitha zonat e kontrolluara nga rebelet kane humbur jeten me shume se 400 vete.

Ndersa bilancin e viktimave ne rang vendi, OKB-ja e vendos tani ne 7.000. raporte nga Damasku tregojne sakaq se trupat e Gardes Republikane dhe ato te divizionit te katert te blinduar, te dyja nen komanden e vellait te presidentit Assad, Maher, kane mesyre lagjen Barzeh, ku kane ngritur postoblloqe kane bastisur shtepi e kane kryer arrestime, nen pretekstin se po kerkojne aktiviste te opozites dhe anetare te ushtrise sirianet e lire.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA